Kryeministri Hoti: Vendimi për hapjen e shkollave varet nga gjendja me COVID-19

9 Gusht 2020 | 17:01

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me planet e fillimit të vitit të ri shkollor në vend, i parashikuar të fillojë më 1 shtator. Procesi mësimor që nga marsi është mbajtur online për shkak të shpërthimit të pandemisë me coronavirus.

E dilemat rreth asaj nëse procesi mësimor do të mund të fillojë të mbahet në bankat shkollore është ende i paqartë. Në një postim në “Facebook”, Hoti shprehet se vendimi final për hapjen e shkollave do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike.

“Në përputhje me vendimin e Qeverisë të datës 28 korrik 2020, MASH dhe IKSHP po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori. Po studiohen përvojat e vendeve të tjera. Sigurisht se vendimi final për hapjen e shkolla do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike. Në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen plotësisht komunat, të cilat do të kenë përgjegjësi që të zbatojnë udhëzimet. Gjatë javës që vjen, do të jemi në kontakt me kryetarët e komunave dhe drejtorët për Arsim për të diskutuar modalitetet e mundshme të fillimit të vitit shkollor.Jemi duke shqyrtuar edhe platformat e ndryshme të ndihmesës për stafin mësimdhënës dhe nxënësit, sidomos në organizimin më të mirë të punës praktike në arsimin e mesëm profesional”, thekson Hoti. 

Procesi mësimor gjatë pandemisë është shoqëruar me vështirësi të shumta jo vetëm në Kosovë, por dhe në Shqipëri. Kjo vështirësi është reflektuar pasi shumë nxënës nuk kanë pasur mundësi të sigurojnë qasje në internet për të ndjekur zhvillimin e mësimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026