Meta e Basha përkujtojnë ekzekutimin nga diktatura të poetit disident Havzi Nela

10 Gusht 2020 | 08:52

Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përkujtuan të hënën 32-vjetorin e ekzekutimit nga diktatura të poetit Havzi Nela.

Përmes një postimi në Facebook Meta e konsideroi Nelën “poet disident” dhe “martir të fjalës së lirë”. Ai theksoi se “litari i xhelatëve që i shteri atij frymën nuk do mundë kurrë ta vrasë demokracinë, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut si ëndërr e çdo shqiptari për një Shqipëri si e gjithë Evropa”.

Presidenti citoi më tej vargje të poezisë “O liri, o vdekje”.

Edhe kryetari i PD-së Basha citoi disa vargje të poezive të Nelës në një postim në Twitter, teksa e cilësoi atë “poet të pavdekësisë”.

Havzi Nela, lindur në Kukës më 20 shkurt 1934, ishte një mësues i cili u përndoq vazhdimisht nga diktatura komuniste për shkak të pikëpamjeve të tij kundra sistemit.

Fillimisht u dëbua nga Mati, ku ushtronte profesionin për shkak se u lexonte nxënësve poema dhe poezi jo të përshtatshme për regjimin, më pas u përndoq duke u mbajtur në mbikëqyrje e duke u pyetur vazhdimisht për vite me radhë.

Në vitin 1967 u përpoq të arratisej nga vendi bashkë me të shoqen, Lavdie Nela, mirëpo u arrestua nga ushtarët jugosllavë dhe u soll në Shqipëri ku u dënua me dy dënime njëri-pas-tjetrin fillimisht 15 vite burg e më pas me 8 vite të tjera.

Regjimi e liroi më 19 dhjetor 1986 ndërsa vetëm pak vite më vonë për shkak të veprimtarisë së tij letrare ai u dënua sërish, kësaj here më 24 qershor 1988 Gjykata e Lartë e dënoi atë me vdekje dhe nuk pranoi kërkesat për faljen e jetës, kërkesa që u refuzuan edhe nga kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia.

Nela u var në litar më 10 gusht 1988 në qendër të Kukësit, përpara shkollës që sot mban emrin e tij.

Ekzekutimi i Nelës mbetet një nga veprat më të rënda të regjimit diktatorial në Shqipëri, pasi ndodh në një kohë kur pjesa më e madhe e shteteve komuniste kishin nisur procese të demokratizimit të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026