Turqia kundërshton aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia

1 Tetor 2022 | 12:55

Turqia kundërshton aneksimin e katër rajoneve nga Rusia në Ukrainë, duke shtuar se vendimi është një “shkelje e rëndë” e së drejtës ndërkombëtare.

Ministria e Jashtme turke deklaroi se nuk e kishte njohur edhe aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014, shkruan Reuters.

“Ky vendim, i cili përbën një shkelje të rëndë të parimeve të vendosura të së drejtës ndërkombëtare, nuk mund të pranohet. Ne përsërisim mbështetjen tonë për zgjidhjen e kësaj lufte, ashpërsia e së cilës vazhdon të rritet, bazuar në një paqe që do të arrihet përmes negociatave”, thuhej në deklaratë.

Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi më 30 shtator dokumentet për zyrtarizmin e përpjekjeve të Rusisë për të aneksuar rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës, territore të pushtuara nga forcat ruse.

Më herët, Moska mbajti referendume në këto katër rajone, votime që janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026