Larg konsensusit për territorialen, PS e PD mblidhen edhe për reformë zgjedhore
E hëna e 3 tetorit pritet të fillojë me një anxhendë të ngjeshur parlamentare për ligjvënësit shqiptarë. Puna do të nisë fillimisht në komisionin për reformën territoriale ne orën 9;00, ku ekspertët e opozitës do të publikojnë raportin e tyre final me propozimet mbi një hartë të re administrative.
Partia Demokratike, e cila në komision përfaqësohet nga deputetët që mbështesin Enkelejd Alibeajn e kanë bërë të ditur tashmë se do të propozojnë rritjen e numrit të bashkive nga 61 në 92 dhe ndarjen në 6 rajone në vend të 12 qarqeve.
Ndërsa Partia demokratike e drejtuar nga Sali Berisha, ndonëse pa përfaqësues në komisionin e reformës territoriale kanë propozuar ndarjen në 95 bashki dhe 5 rajone.
Kërkesa këto që bien ndesh me socialistët, të cilët kanë deklaruar se i qëndrojnë ndarjes aktuale të territorit me 61 bashki, ndonëse së fundmi mazhoranca ka rënë dakord për zgjatjen e afatit të komisionit deri më 21 tetor, çka do të thotë më shumë hapësirë për negocim.
Ndërsa në orën 15:00 diskutimet mes palëve do të vijojnë edhe në komisionin e reformës zgjedhore e cila nuk është mbledhur që prej muajit qershor.
Në mbledhjen e së hënës pritet që anëtarët e këtij komisioni të përcaktojnë kalendarin e punës dhe seancat dëgjimore.
Puna do të vijojë në seancën plenare të orës 17:00, ku deputetët do të kenë mundësinë të shtrojnë problematikat e zonave të tyre pas javës së gjelbër që duhet ta kenë shfrytëzuar për takime me elektoratin.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta