Çmimet e energjisë, eksperti Çoçoli: Enti Rregullator u soll si një noter
Eksperti i Ekonomisë, Fatos Çoçoli u shpreh për Euronews Albania se Enti Rregullator i Energjisë është sjellë si noter sa i përket vendimeve për çmimin e energjisë.
Teksa komentoi vendimet e fundit të qeverisë, Çoçoli nënvizoi se ERE është një strukturë e pavarur nga qeveria, e cila varet nga parlamenti.
“Kur ky ent ka vendosur në bazë të gjithë dispozitave ligjore që do ta rrisë çmimin përtej fashës, e njeh fashën, është autoritet absolut. ERE u soll gati si një noter; është thjesht çështje protokollare”, u shpreh ai.
Qeveria është tërhequr përkohësisht nga zbatimi i fashës 800 kilovatë të energjisë elektrike. Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama, i cili bëri të ditur se fasha e re nuk do të aplikohet për muajin tetor.
Por ndryshe nga kryeministri, ERE thotë se vendimi për rritjen e çmimit të energjisë hyn në fuqi më datën 1 tetor.
Në bazë të deklaratës së ERE, nga data 1 tetor do të aplikohet çmimi prej 42 lekë për kilovat për të gjithë konsumatorët që konsumojnë mbi 800 kilovatë.
Edhe në një reagim pas ERE, Kryeministri konfirmoi se këtë muaj nuk do të hyjë në fuqi fasha e re. Ajo mbetet në fuqi, por do të shihet ecuria energjetike për ta aplikuar apo jo nga 1 nëntori.
Sot, askush nuk e ka të qartë se cili do të jetë çmimi që do të aplikohet për konsumatorët familjarë. Kësaj pyetjeje pritet t’i japë përgjigje një mbledhje e Entit Rregullator të Energjisë, i cili do të mblidhet gjatë kësaj jave.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur