Parlamenti rus i përligj qeverisë të drejtën të përcaktojë si agjentë të huaj njerëzit e zakonshëm
Dhoma e ulët e parlamentit rus ka votuar të enjten për të rikthyer legjislacionin që i lejon qeverisë të emërtojë me termin agjentë të huaj edhe njerëzit e thjeshtë nëse financohen nga organizata të huaja.
“Ligji vlen për çdo person, kështu teorikisht do të thotë që ka ‘agjentë të huaj’ rreth nesh”, – tha Mikhail Fedotov, një profesor në Shkollën e Lartë të Ekonomisë dhe autor i ligjit të mediave të vitit 1991 në Rusinë Sovjetike.
Ata që kundërshtojnë ligjin thonë se ai do të përdoret kundër gazetarëve të pavarur dhe kritikëve të Kremlinit.
“Hapi tjetër është t’i identifikoni ata fizikisht në mënyrë që të bëhet e qartë kush janë këta njerëz në rrugë, – Lev Ponomaryov, kreu i Lëvizjes për të Drejtat e Njeriut. – E dimë shumë mirë se Ministria e Drejtësisë prej kohësh ka funksionuar si një mjet represioni kundër opinionit publik, lëvizjeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe opozitës politike”, përfundon ai.
Ligji pason një ligj të 2017 që i lejon qeverisë të përcaktojë organizatat e huaja mediatike si agjent të huaj, nisur nga një kërkesë e SHBA që e RT-në e mbështetur nga Kremlini ta regjstrojë si agjent i huaj, sipas Human Rights Watch.
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq