Balluku: Opozita u mërzit që nuk rritëm çmimin e energjisë për qytetarët
Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, deklaroi se opozita u mërzit se përse nuk u rritën çmimet e energjisë për qytetarët.
Përsa i përket anulimit të vendosjes së fashës 800 KW, Balluku në fjalën e saj në senancën plenare shtoi se këtë vendim e morën nisur nga vlerësimi i situatës hidrike dhe konsumit.
“Nuk i marrim vendimet duke vlerësuar a mërziteni ju apo jo. Nuk kemi pasur asnjë presion nga ju. Kemi vlerësuar situatën, si hidrike ashtu dhe të konsumit. Qytetarët kanë filluar të konsumojnë dhe janë më të sensibilizuar ndaj kërkesës sonë për uljen e konsumit. Përmirësimi i kushteve hidrike të kaskadës, ulja e konsumit na bëri që të rishikojmë aplikimin e fashës për këtë muaj”- nënvizoi zv,kryeministrja.
Balluku i doli në mbrojtje ERE-së duke thënë se ky institucion ka bërë detyrën siç duhet.
“Ne nuk e përdorim ERE-në. Por dhe ju që i hidheni e ERE-së, se s’keni ça i bëni gomarit dhe i bini samarit nuk është mirë. Komisionerët kanë bërë detyrën, kanë marrë kanë analizuar çmimin që ka dalë në bazë. Të mesataresh vjetore të vitit 2022. ERE e ka bërë punën siç duhet.
Na vjen shumë keq që jeni mërzitur, por ne do të vazhdojmë të mbrojnë qytetarët. Shpresojmë shumë që në nëntor të jetë e njëjta situatë, të kemi kushte hidrike më të mira, të rriten nivelet e kaskadës. Ne do vazhdojmë mburojën, na vjen keq që ju prishëm planet”- tha Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta