Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi: Putin humbje të madhe në Ukrainë

3 Tetor 2022 | 18:49

Shaqir Vukaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Rusi,  është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin  dhe ushtria ruse nuk I kanë punët mirë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Vukaj theksoi se pasi Putin shpalli referendumin, populli rus  reagoi me protesta e deklarata të forta.

“Para referendumit Putin shpalli mobilizim. Kjo do të thotë se Putin e ushtria ruse nuk i kanë mirë punët në Ukrainë, sidomos brenda opinionit rus.

Brenda dy ditëve kanë shkuar në Gjeorgji 20 mijë rusë. Deri ditën e premte kishin ikur në Kazakistan deri në 100 mijë persona”- theksoi Vukaj.

Nisur nga fakti i Putin për mobilizim, Vukaj tha se kjo tregon që Rusia ka pësuar humbje të madhe në Ukrainë.

“Pas shpalljes së referendumit ka pasur demostrata dhe kundërshtime nga ana e popullit rus. Fakti që kërkon të mobilizojë 300 mijë vetë, tregon se ka pësuar humbje të madhe në Ukrainë. Vërtetë ka arritur që ta pushtoj, por a do ta mbajë. Kjo është një pikëpyetje e madhe”- nënvizoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026