BE miraton 180 milionë euro për Shqipërinë, pjesë e programit të asistencës makro financiare
BE ka miratuar programin e asistencës makro financiare për 8 vende kandidate, mes tyre dhe Shqipëria e cila do të përfitojë 180 milion euro për fuqizimin e financave publike, qëndrueshmërinë e sektorit financiar, përmirësimin e qeverisjes, luftën kundër korrupsionit si dhe mbrojtje sociale.
Deri më sot, Komisioni, në emër të BE, ka miratuar Memorandum Mirëkuptimi për programet e ndihmave makro financiare me tetë partnerë. Marrëveshjet janë pjesë e një pakete prej 3 miliardë eurosh për 10 partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë, që synojnë të ndihmojnë këto vende të përballojnë rënien ekonomike prej pandemisë.
Ndër vendet e rajonit me të cilat është miratuar Memorandumi Mirëkuptimit janë Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ndërkohë që pritet t’i bashkohet e dhe Bosnja dhe Hercegovina.
“Mbështetja e fqinjëve tanë është thelbësore gjatë kësaj kohe krize për të ruajtur stabilitetin në rajon,” deklaroi Valdis Dombrovskis, zv-presidenti ekzekutivi i çështjeve financiare i Komisionit Europian, teksa shtoi se “ndihma do i ndihmojë vendet fqinje që të mbulojnë shpenzimet e tyre të jashtme në 2020-2021, për shkak të vështirësive ekonomike prej pandemisë”.
Kosova do të përftojë 100 milionë euro për të adresuar papunësinë tek të rinjtë, përmirësimin e qeverisjes dhe luftën kundër korrupsionit.
Asistenca makro financiare është pjesë e angazhimit më të gjerë të BE me vendet fqinje dhe është menduar si një instrument i jashtëzakonshëm për reagimin ndaj krizave dhe i vihet në dispozicion për vendet fqinjësore të BE që përjetojnë probleme të rënda të bilancit të pagesave. Ajo demonstron solidaritetin e BE me këto vende dhe mbështetjen e politikave efektive në një kohë të një krize të paparë.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.