Deklaratat e Kim, Fevziu: Takimet e saj me opozitën i shikoj si mbështetje
Gazetari Bledi Fevziu, tha se takimin mes ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, e shikon si mbështetje për opozitën.
Në një intervistë për Euronews Albania, Fevziu teksa komentoi intervistën e fundit me Kim, nënvizoi se opozita është e pafavorizuar në raport me qeverisjen dhe shkak për këtë sipas tij është shpallja “non grata” e Sali Berishës.
“Duhej një lloj shikimi më kritik në raport me kujdesin e qeverisë ndaj parave të pista, amnistisë fiskale, dhe në këto pika ambasadorja ishte e drejtpërdrejt. Ishte një lloj rikonfirmimi për financimet ruse, por nuk bëri gjë publike. Problemi i tretë ishte me këndvështrimin e opozitës, ku nuk pati ndonjë gjë të re sepse dihet ngërçi i SHBA-së me Berishën që vjen nga shpallja ‘non grata’. Opozita pikërisht për këtë arsye duket si e pafavorizuar në raport me qeverisjen. Një zhbalancim i tillë është një problem i madh për vendin. Ajo që Kim tha në raport me takimin me Ilir Metën, unë e shikova si mbështetje për opozitën e jo në raport me Metën”- u shpreh gazetari.
LEXONI GJITHAHSTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta