Kandidatja për kreun e FRPD-së: Zgjedhjet me probleme, s’kishim listën e votuesve
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Barbara Doda e cila garoi për kreun e FRPD-së, thotë se procesi i votimit në këtë forum kishte parregullsi.
Në një intervistë për Euronews Albania, Doda u shpreh se asnjë nga kandidatët nuk kishte listën e anëtarësisë.
Një tjetër problem sipas saj, ishte dhe fakti që një pjesë e strukturave nuk kishin drejtues nëpër degë dhe rrethe.
“Ajo që ka ndodhur, tregon që Partia Demokratike është ende në proces demokratizimi. Nëse dikush mendon që çdo gjë u arrit me foltoren, e ka shumë gabim, ky është një proces i gjatë. Mendoj që Partia Demokratike duhet të ketë një tjetër standard. Standardi i PD-së është që në fillim të garës të ketë lista, ne i kemi marrë në fund.
Ishte një proces i ri në PD, anëtarësim dhe rianëtarësim, kjo krijoi vonesa dhe vështirësi për ne kandidatët e tjerë. Listat janë parësore dhe jepen në ditën që ti garon, ne nuk i patëm. Kishim problemin që një pjesë e strukturave nuk kishin drejtues nëpër degë dhe rrethe. Këto probleme u pasqyruan në garën tonë”, theksoi ajo.
Besart Xhaferri u zgjodh në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, pasi arriti të sigurojë 55.5% të votave, në zgjedhjet që u zhvilluan më 1 tetor.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta