Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj njofton se është shëruar nga Covid-19
Kryetari i Bashkisë së Tiranës e ka fituar betejën me Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga vetë kryebashkiaku, i cili thotë se pas dy javësh izolim dhe pas kryerjes së testit të fundit ka rezultuar negativ.
“Pas dy javësh izolim e trajtim mjekësor-në Tiranë, e askund tjetër-testi i fundit me nxori të shëruar nga Covid-19 e më të fortë se kurrë për t’iu rikthyer punëve të shumta të Kryeqytetit tonë”, thekson Veliaj.
Kreu i Tiranës thotë se, personat që kanë kaluar Covid-in, duhet të luajnë një rol më aktiv për të ndërgjegjësuar qytetarët e tjerë, që të ruhen nga kjo pandemi të cilën e cilëson si të rrezikshme.
“Gjatë këtyre dy javëve u miqësova me plot pacientë apo të shëruar të tjerë, njoha historitë e tyre e ndamë momente të kësaj lufte të përbashkët të njerëzimit. Ky komunitet, ku tani edhe unë duhet të bëj pjesën time, do duhet të jetë më aktiv për të ndërgjegjësuar të tjerët mbi seriozitetin e kësaj drame e nevojën për të bashkëpunuar me autoritetet çdo ditë”, shkruan Veliaj.
Ai shpreh keqardhjen për personat të cilët nuk arritën t’i mbijetonin kësaj sëmundjeje të rëndë. Kryebashkiaku, Erion Veliaj shkruan në “Facebook” se do të qëndrojë vazhdimisht në krah të famijarëve, që humbën të dashurit e tyre.
“Jam i brengosur për ata që s’ja dolën, më sëmbon zemrën kjo padrejtësi ku disa jetë këputen kaq beftas në mes! Vazhdoj lutem për familjet që lanë pas, e siç ua kam dëshmuar një pjese prej tyre, do angazhohem me gjithçka mundem për të lehtësuar sadopak dhimbjen e nevojat e tyre, sidomos të fëmijëve”, shton ai.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës rezultoi pozitiv më 28 qershor, por pas dy javësh izolim siç thotë ai, tashmë është shëruar plotësisht nga Covid-19, sëmundje kjo, e cili deri tani ka shkaktuar afro 750, 000 viktima në mbarë botën.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.