Koreja e Jugut dhe SHBA lëshojnë raketa në përgjigje të Koresë së Veriut
Ushtria e Koresë së Jugut ka kërkuar falje pasi një lëshim i dështuar i raketës gjatë një stërvitjeje të përbashkët me Shtetet e Bashkuara, ndezi alarmin tek banorët në qytetin bregdetar të Gangneung.
Ata raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim dhe kishin parë një zjarr gjatë natës.
Por ushtria, e cila ka thënë se nuk kishte viktima, nuk e pranoi incidentin deri shtatë orë më vonë.
Nisja ishte në përgjigje të Koresë së Veriut, e cila lëshoi një raketë mbi Japoni herët të martën.
Kjo është hera e parë që Pheniani kalon një raketë mbi Japoni që nga viti 2017 dhe kjo shkaktoi një shfaqje force nga SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut që kryen stërvitje ushtarake. Seuli dhe Uashingtoni lëshuan gjithashtu një breshëri raketash në Detin Lindor – i njohur gjithashtu si Deti i Japonisë – midis gadishullit Korean dhe Japonisë.
Ushtria e Koresë së Jugut, më vonë konfirmoi se një nga raketat e tyre dështoi menjëherë pasi u lëshua dhe u rrëzua.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme