Banka Botërore: Pushtimi i Ukrainës pengon rimëkëmbjen ekonomike

5 Tetor 2022 | 10:30

Lufta në Ukrainë zvogëlon perspektivat për rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia, për ekonomitë e vendeve në rritje dhe zhvillimin në Evropë dhe Azinë Qendrore, sipas Raportit të Përditësuar Ekonomik të Bankës Botërore të publikuar sot.

Aktiviteti ekonomik do të mbetet thellësisht i dëmtuar gjatë vitit të ardhshëm, me një rritje minimale të pritshme prej 0.3 përqind gjatë vitit 2023, pasi goditjet e çmimeve të energjisë vazhdojnë të ndikojnë në rajon.

Megjithatë, sipas raportit, rajoni deri më tani i ka tejkaluar efektet e pushtimit rus të Ukrainës më mirë se sa pritej.

Aktiviteti ekonomik rajonal pritet të tkurret me 0.2 përqind këtë vit, duke reflektuar një rritje më të mirë se sa pritej në disa nga ekonomitë më të mëdha të rajonit dhe një zgjerim të kujdesshëm të programeve stimuluese të epokës së pandemisë nga disa qeveri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026