Balluku për Euronews Albania: Nuk ka indicie për sulme të tjera kibernetike
Ministrja Belinda Balluku iu përgjigj pyetjes së Euronews Albania në një deklaratë për mediat kur tha se nuk ka indicie për sulme të tjera kibernetike.
“Sulmet kibernetike në ditët e sotme janë kthyer në një normalitet. Nëse do të flisni me një nga drejtuesit e bankave do t’ju tregojnë se sa sulme ka, se cila strukturë bankare, telefoni celulare etj. Në rastin e sulmit të korrikut dhe atij të shtatorit, padyshim kemi një sulm të organizuar dhe ashtu siç e thotë raporti vjen nga 4 burime, është një sulm devastant që ka pasur si synim të fshijë të gjitha sistemet tona dhe nuk ja ka dalë. Siç është thënë vinte nga ministria e Inteligjencës së Iranit, për të tjera ne nuk kemi indicie,” – sqaroi Balluku.
Ministrja shtoi gjithashtu se ministria e Brendshme e ka vëmendjen te kampi MEK. Ajo kujtoi se MEK-ët në Republikën e Shqipërisë kanë një marrëveshje me qeverinë sa i përket aktiviteteve të lejuara dhe të palejuara.
Balluku tha se e gjitha marrëdhënia dhe fusha e lirisë së veprimit të tyre është duke u diskutuar.
FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) kanë publikuar një raport të përbashkët për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë.
Në raport thuhet se qeveria iraniane, e identifikuar me ‘Homeland Justice’ nisi sulmin në korrik të 2022 kundër portaleve qeveritare shqiptare duke bllokuar përkohësisht shërbimet online.
Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.
Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni