“PD mbështet çdo kërkesë të pedagogëve”, Berisha reagon për protestën e pedagogëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot në një konferencë për mediat se mbështet protestën dhe kërkesat e pedagogëve ndaj qeverisë Rama.
Sipas Berishës, përgjigja e Ramës ndaj pedagogëve ishte përçmuese dhe me urrejtje.
“Pra u thotë studentëve, familjeve të tyre, paguani ju tani për pedagogët e studentëve. Këtë nuk e bën kush në botë, përveçse ka qenë një formë në Jugosllavinë e Titos. Nëse mbetet që pedagogët të paguhen me tarifat e studentëve, ato janë thjesht një iluzion. Bordet që përfaqësojnë qeverinë universitete, kanë zhdukur lirinë akademike dhe kanë vendosur universitetet në kontroll të plotë totalitar. Me këtë rast i bëj thirrje çdo pedagogu, punonjësi, laboranti, studenti e familjari të mos përkulen para këtij qëndrimi arrogant të një njeri mashtrues që po i çon universitetet drejt shkatërrimit. Qytetarët të mbështesin këtë protestë, si kusht për të ruajtur universitetet si shtëpitë ku formohen intelektualë shqiptarë. Duke dënuar me ashpërsi më të madhe deklaratat që Rama bëri në UBT sot, bëj thirrje të vazhdohet kjo beteje, PD do të qëndrojnë fuqishëm në mbështetje të kërkesave të drejta”, tha Berisha.
Mëngjesin e sotëm, Rama u është përgjigjur pedagogëve të cilët zhvilluan një protestë.
Gjatë fjalës së tij në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Rama u shpreh se do të ketë një rritje prej 7% të pagës, por pjesa tjetër do të lihet në vendimmarrjen e universiteteve.
Ndërkohë, pedagogët paralajmëruan se më 17 tetor nuk do të hyjnë në auditorë për të filluar vitin e ri shkollor, nëse nuk u plotësohen kushtet.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta