PD kërkon ndihmën e ambasadorëve, Alibeaj tregon çfarë u prezantoi 8 diplomatëve
Partia Demokratike duket se po kërkon ndërmjetësimin e trupës diplomatike për miratimin e projektligjit për hartën e re administrative që dorëzoi sot në kuvend.
Për më shumë se 1 orë e gjysmë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë demokratike Enkelejd Alibeaj së bashku me 7 deputetë të tjerë, pritën në ambientet e kryesisë 8 ambasadorë të trupës diplomatike, si ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i BE, OSBE, Gjermanisë, Francës, Zvicrës dhe Britanisë së Madhe.
E në përfundim të takimit detajet i dha vetë Alibeaj.
“Nga takimet që ne i kemi pasur si format, objekti i takimit ishin të gjitha reformat dhe çështje të tjera. Ky është takimi i parë që do të vijojë dhe me takime të tjera. Është e udhës që ndërkombëtarët të kenë hapësirat e tyre për t’u marrë me reformat.” –tha Alibeaj.
Më herët bashkëkryetarja e komisionit për reformën territoriale i kërkoi partisë socialiste të miratonte këtë draft ne interes të qytetarëve.
“Depozituam projekt-ligjin për miratim. Ky është një projektligj që mbron interesat e qytetarëve shqiptarë. Jemi munduar që çdo kërkesë e tyre, çdo qasje e tyre të merret parasysh. Nga 61 bashki, kemi propozuar në 94 numrin total. Uroj që t’i thërrasin logjikës dhe interesave të qytetarëve shqiptarë deputetët socialistë dhe të miratojnë një reformë për ata”- tha Dhurata Çupi.
Nisma e demokratëve për ndryshimin në hartën territoriale ka hasur në kundërshtinë e mazhorancës socialiste që ka kërkuar t’i qëndrojë variantit aktual me 61 bashki.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta