Kampionati kombëtar i boksit, vlonjatët synojnë titullin kampion

5 Tetor 2022 | 21:04

13 boksierë, ku 6 prej tyre kanë mbërritur nga Gjermania e Belgjika do të garojnë nën emrin e një ekipi të madh siç është Flamurtari. Të emocionuar për këtë event, ata kërkojnë titullin kampion.

“Ndjehem shumë mirë këtu. Kemi lindur në këtë  palestër. Jemi detyrues ndaj publikut. Kemi bërë shumë stërvitje, themi se do të arrijmë objektivat”- shprehen boksierët.

Trajneri Gëzim Zeneli është optimist për rrëmbimin e trofeut të titullit kampion.

“Stërvitjen e kemi zhvilluar me dy tre seanca në ditë, e kemi vlerësuar si kampionat shumë të rëndësishëm. Pjesëmarrës do të jenë boksierët më të mirë. Duhet me se s’bën që këtë kampionat ta marrim”- tha ai.

Kampionati kombëtar i boksit do të zhvillohet në pallatin e sportit ‘Flamurtari’ të Vlorës dhe do të zgjasë nga data 6 deri më 9 nëntor.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026