Putin firmos dekretet, 4 rajonet ukrainase bëhen pronë ruse

5 Tetor 2022 | 21:17

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi këtë të mërkurë katër dekrete kushtetuese për aneksimin e republikave të vetëshpallura popullore të Donjeckut, Luhanskut, Khersonit dhe Zaporizhias, duke kthyer në pronë ruse edhe centralin atomik që ndodhet në të.

Më pas, në një takim virtual me mësuesit, Putin e pranoi që situata është tragjike, por theksoi se asgjë nuk do ta ndalë atë në misionin e nisur.

“Kemi 3 milionë shtetas rusë me origjinë ukrainase. Nuk kemi bërë, nuk bëjmë dhe nuk do të bëjmë kurrë dallime mes rusëve dhe ukrainasve. Ne do të vijojmë rrugën tonë pa asnjë dyshim dhe do të spostojmë çdo gjë që do të na pengojë të ecim përpara”, tha presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.

Aneksimi rus i katër territoreve nuk është njohur ndërkombëtarisht. Të mërkurën, presidenti ukrainas nënshkroi një dekret që kthen në zero dekretet e firmosura nga Putin.

“Nënshkrova një dekret që i kthen në zero të gjitha dekretet e presidentit të Federatës Ruse dhe të gjitha aktet e miratuara për të implementuar aneksimin e territorit tonë nga 2014-a deri më sot. Çdo vendim i Rusisë apo çdo traktat përmes të cilit ata synojnë të zhvatin territorin tonë për ne nuk ka vlerë”, u shpreh Zelenski.

Ndërkohë, guvernatori legjitim i Luhanskut deklaroi përmes rrjeteve sociale se çlirimi i rajonit nga forcat ruse tashmë ka nisur.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026