Gjenden municione nga Lufta e Dytë Botërore në shtratin e liqenit të Gjenevës

22 Nëntor 2019 | 21:22

Disa zhytës zviceranë kanë shprehur shqetësimin e tyre pas zbulimit të disa municioneve që i përkasin Luftës së Dytë Botërore në shtratin e liqenit të Gjenevës.

Autoritetet zvicerane thonë se municionet janë hedhur në liqen pas Luftës së Dytë Boterore dhe se nuk përbëjnë rrezik për publikun, pasi gjenden në thellësi dhe janë të mbyllura në arka të posaçme.

Por të premten, një shoqatë profesionistësh francezë që merren me zhytje ka dale hapur kundër versionit të dhënë nga ana e autoriteteve, duke pretenduar se kanë parë arkat e municioneve të hapura mbi shtratin e liqenit.

“Jemi të shqetësuar pasi aty pranë ndodhen tubacione të ujërave të pijshëm si dhe ato të gazsjellësit” thotë Lionel Rard, Presidenti i Odysseys 3.1, një shoqatë që punon për mbrojtjen e mjedisit ujor. “

“Për më tepër, nuk dimë as në çfarë gjendje janë këto municione,” shtoi ai.

Pse u hodhën në liqenin e Gjenevës predhat, granatat dhe bombat?

Sipas të dhënave, në fund të viteve 1940 dher deri në vitin 1960 në liqen janë hedhur plot 1500 ton municione.

Në vitet 1930, tensionet në Evropë po shtoheshin, duke detyruar shtetet drejt një gare armësh; duke përfshirë edhe Zvicrën, një vend që historikisht ka mbajtur një qëndrim neutral.  

Në prag të Luftës së Dytë Botërore, pasi Gjermania Naziste pushtoi Austrinë, Zvicra shtoi prodhimin e armëve.

Rreziku që i kanosej Zvicrës ishte i qartë pas zbulimit të planit Tannenbaum, ku Hitleri synonte aneksimin e vendit alpin.

E rrethuar nga të katër anët nga Fuqitë e Boshtit, Zvicra ngriti fortesa përgjatë kufirit të saj, të cilat asokohe morën nofkën “fortesat kombëtare”.

Pas humbjes së nazistëve dhe përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë, Zvicrës u gjend me një numër me një numër të lartë armësh, tanimë të panevojshme.

Fillimisht, ato u vendosën nëpër depo, por në vitin 1946 dhe 1947, dy shpërthime të mëdha në depot e armëve shkaktuan vdekjen e dhjetëra personave dhe dëme të shumta materiale.

Si rrjedhojë, u sygjerua një tjetër zgjidhje: fundosja e tyre në ujëra të thella, deklaron historiania zvicerane Elodie Charrière në sajë të një hulumtimi të kryer për vendndodhjen e municoneve të mbetura nga koha e luftës.

Kështu që, nga fundi i viteve 1940 dhe deri në fund të viteve 1960, ushtria zvicerane shpërndau nëpër liqene të ndryshme të vendit, më shumë se 8 mijë ton municione.

Çfarë thonë aktivistët?

 “Jemi stërvitur për të kryer zhytje në Liqenin e Gjenevës për vite me rradhë. Kemi dëgjuar për municionet misterioze që gjenden në fund të liqenit,” tregon Rard.

 “Kështu, u zhytëm disa herë për të parë. Gjatë herës së fundit, shkuam në një zonë të thellë prej afro 45-55 metrash. Ishim tre veta. Mund të shihnim deri në 80 metra larg.”

 “Kishte shumë kratere të shkaktuara nga municionet. Dhe nuk ishin të mbuluara, por thjesht ndodheshin në fund të liqenit. Shumica ishin të shkatërruara. Ishte shumë e thjesht të bëje dallimin midis predhave dhe llojeve të ndryshme të bombave që gjendeshin aty.”

Odysseus 3.1 mendon se këto municione përbëjnë një rrezik të madh publik dhe mjedisor.

Çfarë thonë autoritetet zvicerane?

Departamenti Federal i Mbrojtjes së Publikut dhe Sporteve Zvicerane (DDPS) ka deklaruar vazhdimisht se municionet e hedhura në liqen nuk lëshojnë substanca të dëmshme dhe se nxjerrja e tyre nuk është e nevojshme.

Por pas konferencës për shtyp të Odysseus 3.1 të premtën, çështja është kthyer në qendër të vëmendjes.

Salima Moyard, një politikane e majtë e Këshillit të Madh të Gjenevës mori pjesë gjithashtu në konferencën për shtyp të shoqatës.

Më tej, ajo ka kërkuar që çështja të diskutohet në seancën plenare që do të mbahet në 12 dhjetor në Parlamentin Zviceran.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026