185 milionë euro fatura të papaguara, institucioni që harxhon më shumë energji
Azmir Duleviç, ekspert energjie, tha se institucioni që ka faturën më të madhe të energjisë elektrike dhe është debitori më i madh, janë ujësjellësat në vendin tonë.
“Ka 185 milionë euro fatura të papaguara të energjisë elektrike. Kjo është një ndër ndërmarrjet që ka konsumin më të madh sa i përket energjisë elektrike; por gjithashtu dhe administratës vendore e publike, sidomos gjatë muajve të dimrit, i rritet fatura e energjisë elektrike,” – u shpreh Duleviç.
Ndër institucionet që harxhojnë më shumë, përveç ujësjellësave, janë dhe bashkitë. Sipas tij, ka dhe një shpërdorim të energjisë elektrike duke qenë se ndriçimi rri ndezur edhe pas orëve të para të mëngjesit.
Zëvendësimi i ndriçuesve të vjetër me ndriçues led është zbatuar pjesërisht, ndërsa eksperti bëri thirrje se kryebashkiakët duhet të mbajnë përgjegjësi pasi nuk kanë bashkëpunuar me planin për eficencën energjetike.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin