Salianji-Çuçit: Të paaftë për të ndërhyrë te njerëzit që kanë lidhje me pushtetin

6 Tetor 2022 | 10:58

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thirri sot në interpelancë ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi për situatën e rendit dhe sigurisë në vend, kriminalitetin dhe emigracionin e paligjshëm.

Në fjalën e tij, Salianji nënvizoi se në vend janë një problem ngjarjet kriminale. Ai nënvizoi se Policia është e paaftë për të ndërhyjë te njerëzit që kanë lidhje me pushtetin.

“Të kemi shpallur në kërkim, jemi bërë si ju me kriminelët, ju shohim, por nuk iu kapim dot. Prej vitesh kriminaliteti është i rënduar; të gjithë ndeshen me pafuqinë e drejtuesve të Policisë së Shtetit që reflektohet edhe të policët e thjeshtë. E kam kërkuar në kushte kur Shqipëria ishte përditshëm nën dhunën e kriminalitetit, shqetësim trafiku i paligjshëm i shqiptarëve, dhe qeveria nuk pati asnjë reagim publik e jo më për të çuar përpara përgjegjësisë trafikantët. A ka plan qeveria dhe ministria e Brendshme për të luftuar krimin? Nëse po, cili?A ka një objektiv të shkruar që duhet të punojë masat e marra nga qeveria për të ndryshuar gjendjen e krimit të organizuar. A ka ndikuar dështimi i OFL dhe Vettingut për t’i dhënë krah krimit? Ju keni deklaruar se Drejtori i Policisë u shkarkua për mos arritjen e objektivit. Policia e paaftë të ndërhyjë te njerëzit që kanë lidhje me pushtetin. Sa është numri i subjekteve të konstatuara që kanë kryer ndërtime të paligjshme apo e kanë shkelur ligjin? Na vini listën e plotë të këtyre subjekteve. Sa është numri që IKMT ka referuar në Prokurori për ndërtimet pa leje? A janë marrë masa apo kallëzuar penalisht zyrtarë që kanë shkelur ligjin?”, tha Salianji.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026