Qeveria e Kosovës ofron 365 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike
Qeveria e Kosovës ka shpërndarë sot një fond prej 365 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike. Nga këto fonde, 60 milionë euro do të jetë fond garanci për t’u dhënë mundësi bizneseve që të marrin më lehtë kredi.
Statusi i Kryeministri Avdulla Hoti:
Sot, pas konsultimit me ministrat e resorëve ekonomik, me vendim të Qeverisë janë shpërndarë 365 mil euro nga fondi për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2020, për masat në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike. Këtu përfshihen, në mes tjerash:
– 60 mil për Fondin për Garanci Kreditore që ju mundëson bizneseve të marrin më lehtë kredi,
– 30 mil për koston e riprogramimit të kredive të bizneseve,
– 26 mil për dyfishim të subvencioneve në bujqësi,
– 24 mil subvencionim të pagës për punëtorë,
– 17 mil për ndërmarrje publike që kanë vështirësi financiare,
– 10 mil për sektorin e arsimit,
– 10 mil për komuna, shto këtu edhe 29 mil shtesë që iu është bënë komunave në dispozicion nga fondi kontingjent.
– 5 mil për programe rinore, për profesionistë kulturorë dhe federata sportive,
– 2 mil për punësim të grave,
– 2 mil për zhvillim rural, etj.
Në ditët në vijim, ministritë përkatëse do të përgatisin kriteret për të shpërndarë këto mjete. Sipas premtimit, do të sigurohet transparencë maksimale për shpërndarjen e këtyre fondeve, duke i përfshirë gjerësisht odat ekonomike, profesionistët e pavarur, komunat, partnerët tanë zhvillimor etj.
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor