Sulmi me armë ndaj hotelit në Pogradec, arrestohen tre të dyshuar të tjerë

14 Gusht 2020 | 08:04

Policia ka mundur të arrestojë tre të dyshuar të tjerë të grupit që organizoi sulmin me armë ndaj një hoteli në Pogradec ku autorët shtinë rreth 100 plumba.

Kështu ka shkuar në 8 numri i të dyshuarve si përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë.

Policia pati arrestuar si fillim:

  1. Mariglen Topuzi;
  2. Ilir Berberi;
  3. Ilir Meçolli;
  4. Ardian Xhuti;
  5. Elvir Haxhia;

Më pas shpalli në kërkim edhe B.S (28 vjeç), Meard Berberin (34 vjeç) Anterio Kaloshin (29 vjeç) dhe Ervin Kalanë (40 vjeç). Këta tre të fundit u arrestuan në periferi të Tiranës në zonën e Linzës.

Hetimi për zbardhjen e ngjarjes që shkaktoi panik tek turistët në Pogradec e çoi policinë tek ky grup, i cili mendohet se kishte kontraktuar Anterio Kaloshin për të zbrazur karikatorët mbi hotel, duke u përpjekur të vrasin djalin e pronarit Jetmir Muçollari, ky i fundit ishte kërcënuar për të mos dëshmuar në një proces gjyqësor.

Kaloshi akuzohet si pjesëmarrës në masakrën e Lushnjës në vitin 2017 ku u vranë Z.L dhe J.H dhe u plagosën M.Xh dhe B.T. Ndaj tij ka pasur një masë sigurie arrest me burg por në muajin prill 2020 i shpëtoi policisë, ditën kur miku i tij i ngushtë Orges Bilbili u arrestua në Tiranë pak metra larg banesës ku qëndronin së bashku.

Në aksionin e ditëve të fundit të etiketuar si “Drilon”, policia u gjeti tre të dyshuarve Kalaja, Kaloshi dhe Berberi 4 pistoleta, 1 armë gjahu, 1 thikë, disa krëhëra fishekësh për armë automatike, fishekë dhe disa mjete identifikimi të cilat mendohet të jenë të falsifikuara.

Kalaja dyshohet se ka përkrahur pas kryerjes së sulmit, Berberin dhe Kaloshin duke u mundësuar strehim. Aktualisht hetimet po vazhdojnë dhe po kështu përpjekja për të arrestuar 28-vjeçarin B.S.

 

Lexoni gjithashtu:

Policia arreston organizatorin dhe tre të dyshuar të cilët qëlluan me armë hotelin në Pogradec

I sulmuan me armë hotelin, pronari: Kërkoj azil për djemtë, jemi në rrezik

Qëllohet me breshëri hoteli në Pogradec, pronari: Dy atentate në 8 ditë, policia më tha ‘mos e bëj publike’

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026