Shkon në 36 numri i viktimave nga sulmi në Tajlandë, mes tyre 23 fëmijë
Të paktën 36 persona kanë vdekur, mes tyre 23 fëmijë, në masakrën në një qendër të kujdesit për fëmijët në verilindje të Tajlandës.
Sulmuesi i dyshuar, i cili është identifikuar si ish-polici 34-vjeçar Panya Kamrab, ishte paraqitur në gjykatë për akuzat e drogës në orët para sulmit në çerdhe.
“34-vjeçari shkoi të kërkonte djalin e tij dy vjeçar, por djali nuk ishte aty, kështu që ai filloi të qëllonte si dhe të godiste me thikë njerëzit në çerdhe,” i tha CNN shefi i policisë lokale, gjenerali Paisan Luesomboon.
I dyshuari më pas “arriti të futej në një dhomë ku flinin 24 fëmijë së bashku. Të gjithë fëmijët përveç njërit vdiqën në atë dhomë. Ai përdori gjithashtu një thikë për të goditur fëmijët dhe stafin në qendër,” tha Luesomboon, duke shtuar se Kamrab në ato momente ka qenë i droguar.
Pas sulmit në çerdhe, i dyshuari mori rrugën për në shtëpi ku vrau gruan dhe njerkun.
Ai gjithashtu shënjestroi disa kalimtarë në udhëtimin e tij për në shtëpi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme