Piktori që ëndërronte aktrimin, dibrani zgjodhi Pogradecin për t’u frymëzuar

6 Tetor 2022 | 16:01

Natyrë, personazhe, njerëz të thjeshtë, abstrakte, të tilla piktura do të gjeni në qoftë se vizitoni galerinë e krijuar nga vet piktori Artan Kaja.

Kaja është një piktor i njohur jo vetëm në qytetin liqenor, por edhe mes artistëve shqiptarë, ku spikat për larmishmërinë e punimeve të tij.

Ëndrra e tij ishte aktrimi, ndërkohë që vazhdoi rrugën e artit të bojrave dhe penelit.

“Në fakt, ëndrra ime ka qenë aktrimi. Që 4 vjeç jam marrë me aktrim deri në vit të katërt në gjimnaz. Nuk arrita dot të futesha në Akademinë e arteve, ashtu ishte sistemi atëherë. Prapë vazhdova drejt artit. Konkurrova më vonë dhe fitova degën pikturë. Dola me rezultate maksimale, pas një pushimi 6 vjeçar, jam rikthyer në pikturë”. heksoi Kaja.

Kaja thotë se i pëlqen të pikturojë më së shumti njerëzit, ndërkohë që së fundmi pjesë të tij ka bërë dhe natyrën.

“Piktori është i gjithanshëm. Duhet të bëjë gjithçka. Pavarësisht se çfarë është më e mirë për të pikturojë. Mua më pëlqen të punoj humanet, merrem me njerëzit, por është mungesa e modeleve këtu që të pengon, por dal edhe në natyrë, i jam futur peisazhit. Nuk e kisha qejf, por tani me është bërë ves, po nuk dola për peizazh, me jep kënaqësi pafund”, sipas tij.

Piktura kërkon pasion e ndershmëri që të mund të jetosh nëpërmjet artit thotë ai, edhe pse ky i fundit nuk ndihet i vlerësuar në Shqipëri.

Edhe institucionet nuk e vlerësojnë artin thotë Kaja.

“Jo nuk investohet. Siç investohet nga gjërat e tjera, në art jo. Dhemb për artistët, çdo gjë e bën artisti vet. Nga tubeti me i vogël te peneli. Asnjë ndihmë. Edhe nëpër ekspozita janë të ndarë, nuk duhet të funksionojë kështu. Artisti le të merret me politikë, por të bëjë politikë për interes publik jo privat. Artistët kanë bërë revolucion në gjithë botën”, nënvizoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026