Email për Metën, gazetari: Çështje lobimi nga PS, kanë kontakte me partitë europiane

6 Tetor 2022 | 17:39

Gazetari Elkier Bushkolaj tha se e-mail ku pretendohet se Partia Socialiste Europiane, i ka ndaluar Ilir Metës pjesëmarrjen në kongresin që pritet të zhvillohet në Berlin në mes të muajit tetor, duhet të vërtetohet.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bushkolaj tha se dyshon se email-i për mospjesëmarrje në PES është çështje lobimi nga ana e mazhorancës.

“Së pari vërtetësia e Email akoma nuk është saktësuar dhe këtë duhet ta pranojmë të gjithë. Kam përshtypjen se kjo është çështje lobimi. Kanë lobuar personazhe të mazhorancës, në mos Rama, Taulant Balla apo të tjerë që kanë kontakte me partitë homologe europiane.

Kanë lobuar që Metës t’i dërgohet ky email. Duhet të bëhet vërtetësia e këtij email, kush është personi që e ka dërguar. Ky email nuk i ka shkuar Partisë së Lirisë, por një adrese fake te Monika Kryemadhi”- u shpreh ai.

Sipas tij ishin deputetë të PS që i  kanë paraprirë këtij lajmi.

“Është njoftuar nga persona zyrtarë të PS”-theksoi gazetari.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026