Vetëm 1 shtet anëtar i BE-së po merr ende gaz nga Rusia
Pas sulmeve të fundit ndaj Nord Stream 1 dhe 2 dhe një mori paketash me sanksione, momentalisht vetëm njëri prej shteteve anëtare të BE-së po furnizohet ende me gazin rus.
Me tre nga katër tubacionet që dërgojnë gazin natyror rus në Evropë jashtë funksionit, Hungaria është tani i vetmi vend anëtar që ende merr gaz rus, shkruan Forbes Hungaria.
Ka 4 tubacione që mund të furnizojnë Europën me gaz natyror rus:
- Nord Stream 1, me një kapacitet prej 55 miliardë metra kub (bcm) në vit (operimi i tij u ndalua nga Rusia përkohësisht si përgjigje ndaj sanksioneve, por sulmi i fundit kundër tubacioneve kryesore e ka shtyrë këtë periudhë ‘pauze’ deri në një afat të pacaktuar);
- Nord Stream 2, me një kapacitet identik prej 55 bcm (operimi i tij nuk u bë kurrë funksional – edhe pse transferta e parë me gaz ishte gati nga momenti në moment – por qeveria gjermane refuzoi ta miratonte në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës. Njësoj si Nord Stream 1, sulmet e fundit mund të kenë pasoja të pakthyeshme për gazsjellësin rus).
- Yamal Europe, tubacioni më i gjatë (4,107 kilometra) furnizon me gaz nga Gadishulli Yamal në Siberinë Perëndimore, e deri në Gjermani dhe ka një kapacitet prej 33 bcm. Dërgesat u ndaluan nga Rusia në ,muajin maj.
- Rrjedha Turke, që furnizon gaz nga Rusia nën Detin e Zi dhe përmes Ballkanit, ka një kapacitet prej 31.5 bcm dhe është i vetmi tubacion ende në funksion. Ai përfundon në Hungari, që do të thotë se tanimë, Hungaria është i vetmi vend anëtar i BE-së që ende merr gaz natyror rus.
Për shkak të të ardhurave të mëdha që Rusia ka akumuluar nga rritja e çmimeve të gazit, së bashku me një reduktim masiv në tregtitë e tjera me Europën, Rusia nuk ka interes të mbyllë plotësisht këto tubacione.
Edhe pse Hungaria ende merr gaz nga Rusia, çmimi i tij është i lidhur me çmimet e tregut, kështu që vendi është kundër çdo sanksioni të mëtejshëm ndaj Rusisë që kontribuon në rritjen e çmimit të gazit në tregje ndërkombëtare.
Në fillim të kësaj jave, kryeministri Viktor Orban njoftoi rreth organizimit të një konsultimi kombëtar mbi sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, ku qytetarët hungarezë do të pyeten nëse i mbështesin këto sanksione apo jo.
Qeveria hungareze ka kundërshtuar me zë të lartë shumë nga sanksionet e vendosura ndaj Rusisë duke argumentuar se ato dëmtojnë evropianët më shumë sesa dëmtojnë rusët.
Kryeministri hungarez bëri thirrje javën e kaluar që t’i jepet fund sanksioneve ruse deri në fund të vitit në mënyrë që të ndalojë inflacionin, të përgjysmohen çmimet e ushqimeve dhe të vihen nën kontroll kostot e larta të energjisë në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Humbja e Rusisë do të ishte problemi i Amerikës’
- Si gazi rus po përfundon sërish drejt e në Europë?
- Në ndihmë të Europës, kundër SHBA-së – cili është plani i Arabisë Saudite?
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor