Ferma familjare në Itali kthen mbetjet e gjësë së gjallë në karburant
Të prodhosh energji dhe karburant nga mbetjet blegtorale. Duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë, por është pikërisht ajo që po ndodh në këtë fermë në Piaçenca të Italisë.
Këtu jetojnë 600 lopë, që prodhojnë sasinë e duhur ditore të qumështit. Por ato nuk e dinë që mbetjet e tyre po përdoren për të ndihmuar pronarët të ulin koston e karburanteve për makinat e tyre.
E planifikuar fillimisht për ushqim, duke shitur produkte bulmetore, pronarët e kësaj ferme familjare vendosën ta çonin sipërmarrjen e tyre një hap përpara.
“Në vitet e fundit, ne kemi nisur një projekt që po na mundëson të prodhojmë energji të rinovueshme dhe të kemi një ekonomi të mirë. mund të prodhojmë energji nga mbetjet blegtorale dhe njëkohësisht produkte agrikulturore”, thotë Nicoletta Cella, pronare ferme dhe pike karburanti.
Prapa fermës, një strukturë e posaçme nxjerr metanin bio nga mbetjet e kafshëve dhe e transporton atë në pikën e karburantit ku presin klientët.
Procesi kalon direkt nga prodhuesi tek konsumatori përmes një tubi të verdhë të gjatë pak metra, me anë të të cilit pronarët e mjeteve motorike mund t’i mbushin ato me 1.39 euro për kilogram, gjysma, ose në disa raste një e treta e çmimeve aktuale.
“Ne prodhojmë karburant bio nga mbetjet blegtorale dhe ideja që ne, një kompani agrikulturore, të mund ta fusim atë në sistemin e transporteve sjell kënaqësi në nivel personal”, tha Cella.
Pika e karburantit u hap shkurtin e kaluar, pak javë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës dhe rritjes së çmimeve të energjisë që pasoi. Por familja Cella ka gjetur një mënyrë të qëndrueshme për të luftuar krizën.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës