Bizneset në Vlorë ankohen për punëtorë, të rinjtë zgjedhin emigracionin
Në Vlorë, bizneset ankohen se nuk ka burime njerëzore. Problematika më e theksuar mbetet në sektorin e turizmit, por edhe në njësitë tregëtuese si supermarkete apo edhe në sektorin e fasonerisë.
“Për momentin kemi shumë mungesa në staf, ka që kur ka kaluar pandemia. Jemi munduar të gjejmë, por më e shumta e të rinjve ose mesa shohim dhe çfarë flasin e kanë synimin të shkojnë jashtë. Për momentin kemi 14 persona, duhet të kishim 20. Pagat kanë ndryshuar, por çdokush do të largohet nga vendi”, thotë një menaxher marketi.
“Është e vështire të gjesh persona të kualifikuar dhe në momentin që i kualifikon, për fat të keq joqëndrueshmëria e tregut na demoralizon, sepse investimi bëhet për 6 muaj që personi qëndron e më pas ose i del një punë tjetër ose ikën jashtë. Për fat të keq shoh një ikje të madhe në Gjermani dhe Itali”, shprehet administratorja e një hoteli.
Nga ana tjetër, Zyra e Punës bën të ditur se janë të regjistruar 2,342 persona që duan punë, por kërkesa nuk përputhet me ofertën.
“Biznesi është shumë i interesuar për vende të lira pune, ka shpallur shumë vende pēr shumë profesione. Problemi ynë qëndron se nuk kemi kandidatët e përshtatshëm për këto vende. Punëkërkuesit tanë ose janë të rinj dhe nuk kanë një profesion ose janë mbi 50 vjeç dhe profesioni i tyre është vjetëruar”, theksoi Elsa Saliaj, përgjegjëse e menaxhimit të ofrimit të shërbimeve të punësimit.
Në shkollat profesionale të qytetit, numri i të rinjve shtohet çdo vit, por këta të fundit i kanë sytë drejt emigracionit.
“Jam në vitin e dytë në degën Hoteleri- Turizëm kam zgjedhur shkollën tregtare sepse kam pasur gjithmonë pasion gatimin. E shoh veten time jashtë shtetit sepse kam pasur qejf të udhëtoj, por edhe për një jetë më të mirë.
Për degë elektrike, jashtë shtetit jo këtu në Shqipëri”, shprehen disa prej tyre.
Mungesa e burimeve njerëzore e sidomos e të rinjve është kthyer në shqetësim për bizneset në Vlorë. Pagat e ulëta dhe kushtet jo të mira shtyjnë të të rinjtë të emigrojnë.
LEXONI GJITHASHTU
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet