Ukrainë, sulm rus mbi rezidencat e civilëve, viktima e të plagosur
Një sulm me raketa ruse, që ka shkaktuar edhe viktima, u krye ndaj një blloku banesash në Zaporizhia.
Sulmi erdhi pak orë pasi presidenti ukrainas njoftoi se ushtria vendase kishte rimarrë nën kontroll tre fshatra të tjerë në një nga rajonet e aneksuara nga Rusia.
“Gjatë natës, kur njerëzit po flinin, armiku kreu një sulm me raketa ndaj një rezidence të banuar. Dy katet e sipërme dhe hyrja e ndërtesës janë shkatërruar. Njerëzit kanë mbetur nën rrënoja dhe skuadrat e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e tyre. Ato po bëjnë gjithçka për t’i shpëtuar njerëzit dhe për të minimizuar dëmet. Armiku po terrorizon një popull paqësor. Por ne do të rezistojmë dhe do të fitojmë. Do të fitojë Ukraina”- tha Oleksander Starukh, guvernator i rajonit të Zaporizhias.
Autoritetet ukrainase kanë saktësuar se nga sulmi kanë ndërruar jetë të paktën 3 persona, 6 janë plagosur, ndërkohë që mbi 10 të tjerë ndodhen nën rrënoja. Operacionet e shpëtimit po rezultojnë të vështira.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta