Aksioni për ndërtimet pa leje, Bogdani: Qokë që po u bëhet oligarkëve
Ish-deputeti i PD-së, Gerti Bogdani u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se aksioni i qeverisë për ndërtimet pa leje është një propagandë dhe një qokë që po u bëhet oligarkëve.
“Është propagandë, ndërkohë që lejet vetë i kanë firmosur, dhe nga ana tjetër një amnisti shumë e lirë. Është një qokë që po u bëhet oligarkëve pranë pushtetit”, u shpreh Bogdani.
Ai nënvizoi se nëpërmjet këtij aksioni, këto ndërtime pa leje po legalizohen lirë.
“Është një debat për propagandë, se nuk mund të dalë kryeministri dhe të thotë që ka kate pa leje. Nëse janë ndërtime pa leje, janë institucionet që i kontrollon policia dhe Inspektorati i Ndërtimit. Sa inspektorë po hetohen? Arsyeja është për t’i legalizuar lirë këto ndërtime pa leje. Po përpiqen t’i marrin më lehtë këto kate”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta