Meta akuza Ramës: Fatura e korrupsionit të Rilindjes shkon në 12 mld euro

7 Tetor 2022 | 12:37

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po grabit shqiptarët.

Të premten, në një konferencë për mediat, Meta tha se fatura e korrupsionit të “Rilindjes” shkon deri në 12 mld euro.

“Debitori më i madh i OSHEE është shteti, janë institucionet sepse lekët i përdorin për investime të panevojshme.  A ka korrupsion më gjigand se sa me Rilindjen urbane, 2 mld euro. Shumë mirë që është hedhur gjithë ai beton në sheshin e Kolonjës, por sikur të ishin mbështetur më shumë fermerët që merren me blegtori, sa mirë do të ishte. Jo vetëm në Kolonjë, por kudo tjetër. Ndërkohë janë investime që nuk kanë ndihmuar që qytetarët të qëndrojnë në këto treva. Pra janë bërë investime për të vjedhur klientët e qeverisë dhe jo për t’i shërbyer komunitetit. Afera e Portit të Durrësit, një nga më kriminalet, përveç se shkatërron tenderat sekrete me 10 fish të krimit. Koncensione dhe PPP të të gjitha llojeve, që i kalojnë 2 mld euro. Po t’i mbledhësh në total janë 12 mld euro që shkon fatura e korrupsionit; është një tërmet për financat e çdo familjeje shqiptare”, tha Meta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026