Foto | Radha kilometrike e emigrantëve shqiptarë që duan të kthehen në Greqi
Prej katër ditësh mijëra shqiptarë emigrantë në Greqi, po mbajnë radhën në pikat doganore të Kakavijës dhe Kapshticës për shkak se autoritetet greke kanë vendosur masa kufizuese kalimi prej pandemisë së COVID-19.
Në Kakavijë situata u rëndua ndjeshëm të premten kur radha shkoi mbi 20 kilometra, ndërsa pothuajse ngjashëm rëndë u bë edhe në Kapshticë. Pavarësisht përpjekjeve dhe zotimit nga autoritetet shqiptare, doganat greke u mbyllën në mbrëmje duke mos marrë përsipër më tepër kalime. Kjo nxiti më tej pakënaqësitë, pasi shumë familje kaluan natën e tretë në pritje.
Sipas vendimit të së enjtes, 13 gusht, nga qeveria greke, deri në fund të muajit, gjatë orarit të punës 07:00-23:00 lejohen të kalojnë kufirin vetëm 750 persona në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë.
Fundjava bën 24-orëshin e fundit ku emigrantëve do t’u lejohet hyrja pa detyrim vënie në karantinë njëjavore, për shkeljen e së cilës autoritetet do të aplikojnë gjoba nga 5 mijë euro.
Nga e hëna, 17 gusht, autoritetet greke do të kërkojnë me detyrim rezultatet e testit për COVID-19 për ata që do të duan të kalojnë kufirin, – përjashtohen nga ky detyrim fëmijët nën 9 vjeç dhe shoferët e kamionëve që transportojnë mallra.
Më poshtë Euronews Albania përcjell fotot e shkrepura nga LSA, të cilat sjellin një panoramë më të qartë të situatës që po kalojnë emigrantët shqiptarë në kufi.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.