Nëntë të vdekur dhe 145 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

15 Gusht 2020 | 13:19

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 145 raste të reja me Covid-19, ndërkohë 9 qytetarë kanë humbur jetën.

Ministria  e Shëndetësisë, në të dhënat e saj thotë se numri total i rasteve pozitive është 11.275, kurse deri tani për shkak të komplikacioneve shëndetësore kanë humbur jetën 390 qytetarë.

Kjo mbetet një shifër madhe nëse krahasohet me numrin e popullsisë që ka Kosova. Përkundër numrit të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19, listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 144 pacientë duke e çuar numrin në total në 6961. 

Kuvendi i Kosovës ditën e djeshme me 77 vota pro, 7 abstenime dhe asnjë kundër, miratoi ligjin për “Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19”.

Pas këtij hapi, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe iniciuesja falënderoi përfaqësuesit e partive politike për unitetin e treguar në hartimin dhe miratimin e projektligjit.

Mes tjerash, ky ligj krijon hapësirë domosdoshme juridike për autoritetet shtetërore të Republikës së Kosovës, me qëllim të luftimit dhe parandalimit të pandemisë, përmes kufizimeve të lehta dhe domosdoshme të lirive dhe të drejtave të njeriut, duke u bazuar në Kushtetutën e vendit.

Dispozitat ligjore parashikojnë ndëshkimin e personave fizikë dhe juridikë, të cilët nuk zbatojnë masat anti-covid.

Lexoni gjithashtu: 

Parlamenti i Kosovës miraton ligjin për parandalimin e COVID-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026