Kanabisi mjekësor në Shqipëri, niveli i substancës THC më i ulët se në SHBA e Europë
Në draftin e përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore sanksionohet që niveli i substancës tetrahidrokanabinol, njohur shkurtimisht si THC të mos jetë më e lartë se 0.2 për qind.
Projektligji lejon edhe reklamimin në mediat e shkruara dhe elektronike të produkteve dhe nënprodukteve nga bimët që përmbajnë përqendrim më të ulët se ky nivel.
THC është substanca kryesore psikoaktive e bimës. Niveli i vendosur nga Shqipëria është më i ulët se niveli i lejuar në disa shtete të SHBA dhe Europë, ku është e vendosur jo më shumë se 0.8 për qind.
Rreth 65 për qind e hapësirës prej 38 vendesh të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik, OECD lejon kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Në pjesën dërrmuese të tyre niveli maksimal i THC-së është vendosur 0.4 për qind.
Shumica e këtyre vendeve e kanë të dekriminalizuar përdorimin vetjak rekreativ, por aplikojnë gjoba. Gjashtë vende e klasifikojnë si vepër penale. Edhe në Shqipëri e tillë mbetet. Drafti i Ministrisë së Shëndetësisë nuk dekriminalizon konsumin rekreativ të hashashit.
Vendet e OECD, ku lejohet konsumi janë Belgjika, Holanda, Spanja, Kanadaja, Kili, Portugalia dhe Meksika, ndërsa në Itali dhe Luksemburg konsumimi dhe posedimi në sasi minimale është i dekriminalizuar, por ndalohet në publik dhe gjobitet.
Në SHBA, ligji federal ndalon kultivimin, tregtimin dhe konsumin vetjak të kanabisit, qoftë mjekësor. Por, përmes një memoje të 2013-s, Departamenti i Drejtësisë i hapi rrugë kultivimit për qëllime mjekësore dhe rekreacionale. Në këtë dokument udhëzohej se administrata federale do të toleronte fenomenin me kusht që të mos shkaktojë rritje të kriminalitetit te shtetet që do ta aplikojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Avokatët do njoftohen online, Llagami: Shmang zvarritjen e gjyqeve
- Rrëfimet e vëllezërve Beqiraj çuan në burg 12 persona pjesë të një grupi kriminal
- Raporti i BB për Shqipërinë: Të vijojë mbështetja, qeveria ka dy rrugë
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet