Qyteti i Nju Jorkut shpall emergjencë për ‘krizën’ e emigrantëve

8 Tetor 2022 | 10:01

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të trajtuar një “situatë krize” për shkak të fluksit të emigrantëve.

Më shumë se 17.000 emigrantë kanë mbërritur në qytet nga kufiri jugor që nga prilli.

Shtetet republikane si Teksasi, Arizona dhe Florida kanë dërguar emigrantë në zonat demokratike muajt e fundit.

Është pjesë e një mosmarrëveshjeje me Shtëpinë e Bardhë pasi një numër i paprecedentë njerëzish mbërrijnë në kufirin SHBA-Meksikë.

Që nga shtatori, mesatarisht pesë deri në gjashtë autobusë kanë mbërritur në qytet çdo ditë, tha Adams në një konferencë për shtyp të premten. Ai u shpreh se një në pesë persona në sistemin e strehimoreve të qytetit është aktualisht azilkërkues.

Shumë nga ata që vijnë janë familje me fëmijë të moshës shkollore dhe kanë nevojë serioze për kujdes mjekësor, tha ai.

Fluksi është në rrugën e duhur për t’i kushtuar Nju Jorkut 1 miliard dollarë këtë vit fiskal dhe kryebashkiaku po bën thirrje për fonde federale dhe shtetërore për të ndihmuar me kostot.

“Njujorkezët janë të zemëruar”, tha kryebashkiaku Adams. “Edhe unë jam i zemëruar. Ne nuk e kemi kërkuar këtë. Nuk ka pasur kurrë ndonjë marrëveshje për të marrë përsipër punën e mbështetjes së mijëra azilkërkuesve”, shtoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026