Sondazhi në Euronews Albania, Sula: Ka humbur shpresa, opozita të bashkohet
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka ngritur alarmin për situatën kritike në të cilën ndodhet vendi, sipas tij për shkak të klasës politike.
Teksa i është referuar sondazhit të publikuar një ditë më parë në emisionin ‘Barometri’ në Euronews Albania, Sula fajëson për gjendjen centralizimin e pushtetit në duart e një njeriu.
Por në postimin e tij të gjatë në Facebook, Sula nuk përjashton nga përgjegjësia as opozitën, që sipas tij nuk duhet të vazhdojë të humbasë energji me përplasjet brenda vetes, por të bashkohet për t’i rikthyer shpresën shqiptarëve.
“Ky sondazh ka dhënë një mesazh të qartë edhe për opozitën. Pakënaqësitë për qeverinë janë të stërmëdha, por që ne nuk po fitojmë simpatinë e qytetareve. Ndaj edhe ne duhet të lëmë mënjanë përplasjet dhe krenaritë mes vetes. Ne duhet të bashkohemi dhe të mbrojmë interesin e qytetarëve përballë një mazhorance që ka okupuar të gjitha pushtetet. Nuk duhet të humbasim më energji për përplasjet brenda vetes. Duhet të shpenzojmë të gjithë potencialin tonë për të denoncuar këtë qeveri që sipas raporteve ndërkombëtare ka instaluar korrupsionin në çdo qelizë dhe duhet t’u japim qytetarëve alternativën që e rikthen Shqipërinë në strehën e tyre të sigurt”, shkruan ndër të tjera Sula.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta