Sondazhi në Euronews Albania për liderët, Spahiu: Çdo popull meriton qeverinë që ka

8 Tetor 2022 | 11:56

Kreshnik Spahiu komentoi sondazhin e Euronews Albania dhe MRB për liderët e preferuar dhe më pak të preferuar të shqiptarëve.

Ai u shpreh se çdo vend në botë meriton qeverinë që ka. Ai nënvizoi se është fatkeqësi që populli nuk mbështet figurat e reja politike, ndërkohë që nuk pëlqen të vjetërit.

“Këta 3 politikanë ja në prodhim i kësaj shoqërie. Çdo popull në botë meriton atë qeveri që ka. Asnjë komb tjetër në Europë nuk mund t’i lejojë vetes që të jetë europian dhe mbajë 32 vjet vetëm 3 emra. 3 veta kanë çelësat e gjithë shtetit shqiptar dhe janë shumë të konsumuar dhe sa gjysma e popullsisë nuk i pëlqen. Është fatkeqësi për një popull që nuk mbështet figura të reja”, u shpreh Spahiu.

Shqiptarët sot nuk pëlqejnë asnjë nga figurat politike në vendin tonë. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 56% e tyre kanë shprehur mendim negativ për kryeministrin Edi Rama, ndërsa 40.6% kanë qasje pozitive ndaj figurës së tij.

Qasja negative rritet më shumë kur flasim për opozitën, ku për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, 71.5% e shqiptarëve kanë mendim negativ. Ndërsa vetëm 26.2% e të targetuarve kanë mendim pozitiv.

Figura më pak e pëlqyer është kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku 90.7% e të targetuarve e kanë vlerësuar negativisht. Ndërsa vetëm 6.7% e tyre kanë shprehur vlerësim pozitiv.

Jashtë kësaj liste nuk është as ish-kreu i PD, Lulzim Basha, të cilin 83.5% e të pyeturve e kanë vlerësuar negativisht, ndërsa vetëm 14% e kanë vlerësuar pozitivisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026