Shifra shqetësuese, 11 viktima dhe 141 raste me Covid-19 në Kosovë

16 Gusht 2020 | 13:04

Shifrat e viktimave dhe të prekurve vijojnë të jenë të larta në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë thekson se, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 11 qytetarë, ndërsa nga 440 teste të kryera, 141 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot kanë kryer 43 984 testime të dyshuara, ndërsa mbi 11 mijë janë prekur nga Covid-19.

Listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 230 pacientë duke e çuar numrin total në 7.191, kurse numri i rasteve aktive është 3.824.

Rastet pozitive janë nga: Prishtinë 44 raste, Gjilan 17 raste, Pejë 14 raste, Podujevë 9 raste, Drenas 8 raste, Ferizaj 6 raste, Gjakovë 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Viti 5 raste, Dragash 4 raste, Fushë Kosovë 4 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Lipjan 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Klinë, Obiliq, Prizren, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj.

Në të gjithë Kosovën kanë humbur jetën 401 qytetarë për shkak të Covid-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026