Tamponë falas në Itali, Ministria e Punëve të Jashtme publikon dekretin për hyrjen në shtetin fqinj

17 Gusht 2020 | 06:32

Të gjithë qytetarëve që udhëtojnë nga Shqipëria dhe një sërë vendesh të tjera drejt Italisë, në aeroport do t’u kryhet tamponi falas për COVID-19 nga autoritetet italiane.

Në pritje të përgjigjes së testit, ata do të jenë të detyruar të karantinohen për 48 orë në banesën e tyre, pasi të kenë deklaruar të dhënat personale në një formular të posaçëm.

Ky rregull i ri parashikohet në dekretin e fundit të qeverisë italiane, publikuar nga ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Gjithashtu, kjo masë nënkupton një ndryshim nga rregulli i mëparshëm, ku shtetasit shqiptarë ishin të detyruar të karantinoheshin për dy javë pasi kalonin kufirin italian.

Sipas dekretit, nevojitet paraqitja e testit negativ ndaj COVID-19 vetëm për qytetarët e Maltës, Spanjës, Greqisë, Kroacisë.

 

Lexoni gjithashtu:

Çfarë duhet të dini për testet që e japin përgjigjen për COVID-19 në 90 minuta

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026