Pogradeci rikthehet me fitore në volejboll pas 2 dekadash, triumfon ndaj Flamurtarit

9 Tetor 2022 | 11:48

Pogradeci ka rikthyer ekipin e rritur të femrave në parketin e volejbollit, pas thuajse 2 dekadash mosfunksionim.

Ndeshjen e parë, vajzat e kanë zhvilluar përballë Flamurtarit të Vlorës, duke i mundur me rezultatin 3 me 1 dhe duke nisur mbarë kështu sezonin e kategorisë së parë.

Për trajnerin e Flamurtarit, Theodhori Driza, Pogradeci e meritoi plotësisht fitoren.

Ndërsa për trajneren e liqenoreve Mimoza Shahu, objektivi është vendi i parë dhe kalimi në superiore.

Edhe pse ekipi ka ende punë për të bërë, nisja ka qenë e mbarë, duke dërguar sinjalin se Pogradeci është rikthyer po aq i fortë sa vite më parë në parketin e volejbollit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”

Dinamo City mori një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Conference League, duke barazuar 1-1 në transfertë ndaj Aluminij...
17:32 | 24/07/2026

Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit

Gjermania emëroi të premten Jurgen Klopp si trajnerin e ri pas dorëheqjes së Julian Nagelsmann, konfirmoi Shoqata Gjermane e Futbollit. 59-vjeçari ka nënshkruar një kontratë...
14:23 | 24/07/2026

Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City

Pep Guardiola ka refuzuar mundësinë për të drejtuar kombëtaren italiane të futbollit. Në fillim të kësaj jave, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giovanni...
12:07 | 24/07/2026