Analistja Maliqi: Pranimi i Asosacionit do ishte ‘vdekje’ politike për Albin Kurtin
Analistja Afërdita Maliqi thotë se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të pranojë formimin e Asosacionit për komunat me shumicë serbe, kjo do të shënonte ‘vdekjen’ e tij politike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Maliqi u shpreh se Asosacioni ka qenë një nga kauzat e Kurtit gjatë kohës kur ishte në opozitë, ndaj dhe duket e vështirë që ai të pranojë diçka të tillë.
“Ka pasur aludime në media për një marrëveshje mes Kurtit dhe ndëmjetësuesve, që në shkëmbim të dhënies së vizave, të ketë një nënshkrim për Asosacionin e komunave serbe. Asosacioni i komunave serbe apo Zajednica, ka qenë një nga kauzat më të forta të Kurtit në opozitë. Ai ka qenë në gjendje për ta djegur Kuvendin, ky ndryshim radikal është pak i çuditshme.
Është e vështirë për ta besuar që Kurti do të arrijë deri në këtë pikë, ta pran ojë Asosacionin siç po kërkohet, jo siç e ka dhënë Kushtetuesja, por siç po kërkohet, k userbëve u jepen të drejta si minishtet brenda shtetit të Kosovës. Nëse Kurti do arrijë ta pranojë këtë, realisht do të jetë vdekje politike për Kurtin”, theksoi ajo.
Aludohet se Kosova ka pranuar formimin e Asosacionit të komunave serbe. Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është shprehur se Serbisë i është kërkuar të lejojë hyrjen e Kosovës në OKB, në këmbim të integrimit në BE
LEXONI GJITHASHTU
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni