KED përjashton Regleta Panajotin nga kandidimi për në Gjykatën Kushtetuese
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) njoftoi të hënën ndalimin e kandidimit për në Gjykatën Kushtetuese të Regleta Panajotit.
Përmes një deklarate për shtyp KED-ja tha se në mbledhjen e radhës kishte vendosur të shfuqizonte vendimin e marrë më 24 korrik të vitit të shkuar që e lejonte kandidimin e Panajotit.
Përkohësisht nuk u argumentua ky vendim, ndërsa u tha se arsyetimi i plotë do të publikohet më vonë në web-faqen elektronike.
Panajoti qe kandiduar më 21 gusht 2019 për një vend në Gjykatën Kushtetuese së bashku me Ardita Alsulën, Ded Kasnecin, Klodian Radon, Shaqir Hasanajn dhe Vjosa Mujon.
Ajo u dorëhoq si gjyqtare më 24 qershor, pasi një vit më parë ishte konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konfirmim që ishte ankimuar nga Komisioneri Publik për probleme me justifikimin e pasurisë.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.