Protesta për postën në SHBA, qytetarët akuzojnë Trump për ngadalësimin e shërbimit
Një numër qytetarësh u mblodhën të dielën jashtë selisë së postës së përgjithshme në Karolinën e Veriut, për të protestuar kundër ngadalësimit të shërbimit postar.
Të pranishmit fajësuan Luis DeJoy, një besnik i njohur i presidentit Trump, për degradimin e shërbimit, që vjen teksa një numër rekord njerëzish pritet të votojnë me postë për zgjedhjet e nëntorit, për shkak të pandemisë.
Ndërkohë, kryetarja Nancy Pelosi pritet ta thërrasë sërish Dhomën e Përfaqësuesve në ditët e ardhshme për të votuar mbi një draft për mbrojtjen e shërbimit postar.
Në një letër të publikuar të dielën, Pelosi akuzoi Trump për një fushatë sabotimi të zgjedhjeve, pasi posta paralajmëroi se miliona vota mund të mos arrijnë në kohë për t’u numëruar gjatë zgjedhjeve.
Nga ana e tij, Trump po bllokon fondet shtesë për postën, pasi ai e kundërshton këtë lloj votimi. Ai ka thënë vazhdimisht se një votim i tillë do të çonte në një manipulim të votave dhe do t’i jepte avantazh rivalit Joe Biden.
Por ekspertët thonë se ky sistem votimi, që vetë Trump e përdor, është i sigurt nga ndërhyrjet.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania