Buzë “rrugës së vdekjes”, aksi Korçë-Pogradec magnet aksidentesh, shkak shpejtësia
Rruga nacionale Korçë-Pogradec është quajtur rruga e vdekjes për shkak se njollat e zeza në këtë aks janë të shumta në numër. Mungesa e mbikalimeve por edhe shpejtësia e lartë e përdorur nga drejtuesit e automjeteve janë disa prej shkaktarëve të aksidenteve të ndodhura kohët e fundit, mes tyre edhe me pasojë vdekjen.
Kjo është pamja me të cilën prindër dhe fëmijë të fshatit Sovjan duhet të përballen çdo ditë.
Edhe pse një zonë e banuar, shpejtësia nga makinat që kalojnë në këtë aks rrugor është e lartë, duke u kthyer në problematikë serioze për banorët.
“Shumë e rrezikshme, makinat ecin shumë shpejt. Këtu ka nevojë për një mbikalim. 7 veta janë vrarë. Çfarë të bëjë populli i thjeshte, me bagëti do kalojë, këmbësorë, fëmijët kanë mall të kalojnë.”
“E rrezikshme kjo rrugë. Kjo copë deri sa del është shumë e rrezikshme. Ka pasur shumë aksidente. Një djalë i vogël vdiq. Ikin me shpejtësi shoferët. Edhe ajo kthesa është e padukshme. Kemi frikë patjetër.”
“I lëshojnë pa dorashka makinat, ka pasur aksidente. Njërit i theu këmbën.”
“Në shkollë i mora fëmijët, po i çoj në shtëpi. I kaloj fëmijët me vështirësi të madhe se kemi frikë, shkojnë makinat jashtë rregullave. Ka aksidente shumë. Kemi frikë sa te thuash mja.”
“Shumë e rrezikshme. Fëmijët kalojnë nëpër shkollë. Ne te moshuarit duhet të kenë kujdes. Ka pasur aksidente. Një urë kalimi duhet për në moshuarit, çdo lloj aksidenti këtu bëhet.”- shprehen qyetarët.
Gazetari i Euronews Albania ndihmoi një të moshuar për të kaluar rrugën, për shkak të vështirësisë së tij në të ecur.
I moshuari tregon frikën që i duhet të përballet çdo ditë.
” E rrezikshme shumë është. 2-3 veta janë vrarë. Unë jam goditur dy herë, të dy desh vdiqëm me gruan. 3 veta janë vrarë këtu. Frikë kam ngahera sa dal jashtë. Unë e kam vdekjen buzë xhadesë.”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur