Protestat në Bjellorusi, Rama si kryesues i OSBE bën kërkesë për ndërmjetësimin e dialogut qeveri-opozitë

17 Gusht 2020 | 18:09

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE-së, ka bërë një reagim lidhur me situatën pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi, të cilat u shoqëruan me tension.

Z. Rama ka shprehur gatishmërinë për të kryer vizitë zyrtare në këtë vend bashkë me ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde që do të marrë kryesimin e OSBE pas përfundimit të mandatit të tij, për të ndërmjetësuar dialogun mes qeverisë dhe opozitës.

“Ne ritheksojmë shqetësimin tonë në lidhje me situatën e zgjedhjeve presidenciale më 9 gusht 2020, të cilat nuk mund të monitoroheshin nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, si edhe forcën jo proporcionale të përdorur kundër protestuesve, dënimet në masë, de pretendimet mbi torturat dhe keqtrajtimet nga ana e forcave të policisë”, shkruhet në deklaratë, ku gjithashtu theksohej se Bjellorusia duhej t’i hapte rrugë dialogut të hapur në mënyrë që të bënte përpara.

“OSBE-ja është e gatshme ta mbështesë këtë dialog dhe të angazhohet me të gjithë përfaqësuesit e saj. Në qeverinë e Bjellorusisë është dorëzuar një kërkesë zyrtare për një vizitë nga kryetari i OSBE-së, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edi Rama si dhe kryetarja e ardhshme Ministrja e Jashtme e Suedisë Ann Linde, për t’u takuar me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës në Bjellorusi”, thuhet më tej në deklaratë.

Kryesia e OSBE-së gjithashtu në deklaratën e saj, ritheksoi nevojën urgjente të Bjellorusisë për pajtim të plotë me parimet dhe angazhimet e OSBE-së, përfshirë promovimin dhe mbrojtjen e lirive thelbësore dhe të drejtave të njeriut, si dhe respekt të sovranitetit dhe integritetit territorial.

Dhjetëra mijëra protestues u mblodhën në Bjellorusi në qendër të kryeqytetin të hënën në kundërshtim të rezultatit të zgjedhjeve, të cilat rezultuan mbi 80 për qind në favor të Lukashenkos. Aleksandër Lukashenko qëndron në krye të vendit që prej vitit 1994.

 

Lexoni më shumë: 

Bjellorusi, mbahet demonstrata më e madhe kundër qeverisjes

Të drejtat e njeriut, OKB fshikullon regjimin e Lukhashenkos për dhunën policore

Hungaria i bën thirrje BE të vazhdojë dialogun me Bjellorusinë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026