Lukashenko: Ukraina po përgatit sulm ndaj Bjellorusisë

10 Tetor 2022 | 13:51

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko deklaroi se Ukraina po përgatit një sulm ndaj territorit të shtetit të tij.

Lukashenko, i cili është një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, tha se Rusia dhe Bjellorusia do të dislokojnë një task-forcë të përbashkët ushtarake, shkruan agjencia e lajmeve, Beta.

“Sot Ukraina nuk po diskuton, por po planifikon sulme në territorin e Bjellorusisë. Ne jemi pajtuar që të dislokojmë njësite të Federatës Ruse dhe të Republikës së Bjellorusisë”, u shpreh lideri bjellorus Lukashenka gjatë një mbledhjeje me zyrtarët e sigurisë.

Sipas ttij, formimi i këtyre grupeve me ushtarë ka nisur dy ditë më parë, që përkon me ditën kur një shpërthim goditi urën që lidh Krimenë me Rusinë.

Forcat ruse e kanë përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke dërguar ushtarë dhe pajisje në veri të Ukrainës, përmes bazave në Bjellorusi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026