Mbi 11.4 milionë biçikleta u prodhuan në BE gjatë vitit 2019, vazhdon të bjerë prodhimi italian

18 Gusht 2020 | 08:38

Mbi 11.4 milionë biçikleta u prodhuan në vitin 2019 në Bashkimin Evropian duke shënuar vitin me rritjen më të madhe në pesë vitet e fundit, mirëpo nga prodhimi i përgjithshëm bie në sy rënia e vazhdueshme e biçikletave italiane, ndërkohë që kryesimin për prodhime e ka marrë Portugalia.

Sipas Eurostat viti që lamë pas pati një rritje me 5 për qind të prodhimit krahasuar me një vit më parë dhe 10 për qind më shumë se sa viti 2014, i cili kishte dhe raportin më të ulët të dhjetëvjeçarit.

Viti me më shumë prodhim mbetet viti 2015, ku pati mbi 13.7 milionë biçikleta të prodhuara.

Nga 27 vendet e BE-së, Portugalia ishte ajo që prodhoi më tepër biçikleta edhe vitin që lamë pas, plot 2.7 milionë, ndjekur nga Italia (2.1 milionë), Gjermania (1.5 milionë), Polonia (900 mijë) dhe Holanda (700 mijë).

Këto 5 vende së bashku prodhuan rreth 70 për qind të totalit që gëzoi BE-ja për vitin 2019.Eurostat/Lista e vendeve që prodhuan më shumë biçikleta në BE gjatë vitit 2019.

Vlen të thuhet se Italia, e cila deri para 5 vitesh prodhonte deri në 4.7 milionë biçikleta ka reduktuar ndjeshëm prodhimin, ndërsa Britania e Madhe, e cila tashmë ka dalë nga BE-ja, pati një rritje me 47 për qind krahasuar me vitin 2018 duke prodhuar 124 mijë biçikleta (nga 82 mijë në vitin 2018).

Nga të dhënat e Eurostat bie në sy fakti se Serbia rezulton të jetë e para në rajonin e Ballkanit. Prej vitit 2014, prodhon një numër relativisht të lartë biçikletash duke shtuar prodhimin nga 105 mijë në rreth 177 mijë.

Eurostat nuk ka të dhëna për prodhimin e biçikletave në Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, apo Shqipëri, vende të cilat kryesisht konsiderohen vende importuese.

Dhjetëvjeçarin e fundit, falë nismës globale për të ulur emetimet e dioksidit të karbonit shtete të ndryshme të Evropës po përpiqen të nxisin përdorimin e biçikletave në qytete, ku pjesë e nismës është bërë edhe Tirana.

 

Lexoni gjithashtu:

Makinat elektrike, BE rrit ndjeshëm eksportet, mbi 8 miliardë euro të ardhura vetëm në vitin 2019

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026