Ambasadori bjellorus jep dorëheqjen, presidenti hedh idenë e zgjedhjeve të reja, por me kusht
Ambasadoi bjellorus në Sllovaki, i cili mbështeti protestuesit dhe jo presidentin, tha të martën se ka dhënë dorëheqjen, një lëvizje që tregon se kundërvënia ndaj Lukashenkos po ndodh edhe në nivel diplomatik.
Ambasadori Igor Leshchenya kishte publikuar një video ku mbështeste protestat në Bjellorusi, pas zgjedhjeve presidenciale që i dhanë Lukashenkos mandatin e gjashtë, duke vazhduar qëndrimin e tij në pushtet që nga viti 1994.
“Si ambasador, mua më emëron presidenti dhe pritet që të ndjek politikat e përcaktuara prej tij. Ministria e Jashtme e Bjellorusisë beson se qëndrimi im ka shkuar përtej këtyre detyrave”, tha Leshchenya për median e pavarur bjelloruse, Tut.by.
Kundërshtarja e Lukashenkos në zgjedhje, Svetlana Tsikhanouskaya, një ish mësuese anglishteje, e cila hyri në politikë pasi i arrestuan të shoqin aktivist, mori vetëm 10% të votave në votime.
Mbështetësit e saj kanë disa ditë që protestojnë nëpër rrugët e kryeqytetit e në mbarë vendin, gjë që ka çuar në shumë arrestime e keqtrajtime. Ndërsa vetë Svetlana u largua për në Lituani.
Lukashenko refuzoi të japë dorëheqjen, por hodhi idenë se është gati ta ndajë pushtetin me të tjerë. Ndërkohë, punëtorët e shumë fabrikave të kontrolluara nga shteti kanë paralajmëruar se do të nisin greva, dhe presin dorëheqjen e Lukashenkos.
Presidenti tha që edhe zgjedhjet e reja mund të mbahen, me kusht që të votohet një referendum për ndryshime kushtetuese të propozuara prej tij, gjë që duket si një përpjekje për të fituar kohë.
Zyrtarët perëndimorë i kanë quajtur zgjedhjet jo të drejta për qytetarët dhe 27 ministrat e jashtëm të BE-së u mblodhën javën e shkuar për të hartuar një listë me emrat e personave që mund të merrnin sanksione për shkak të dhunës.
Lukashenko e konsideroi këtë një ndërhyrje, e madje tha se trupat e NATO-s në vendet fqinje të Bjellorusisë po viheshin në lëvizje. Ai vizitoi edhe presidentin rus, Vladimir Putin, të cilit i tha se nëse sulmohet Bjellorusia, do të rrezikohej edhe vetë Rusia. Putin, nga ana tjetër, i ofroi mbështetje, ndërkohë që NATO i hodhi posht të gjitha këto akuza.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti